Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit zgjeron enët e gjakut

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 14:41
Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit zgjeron enët e gjakut

Shkencëtarët britanikë thonë se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndryshon nivelin e oksidit të azotit në lëkurë, zgjeron enët e gjakut dhe, si rrjedhim, ulë shtypjen e lartë të gjakut. Rezultatet e studimit të ri janë botuar në revistën “Journal of Investigative Dermatology”.

 

Shkencëtarët britanikë kanë konstatuar se, gjatë rrezitjes, sasitë e vogla të oksidit të azotit barten nga lëkura në qarkullim të gjakut, duke zvogëluar tonusin e enëve të gjakut. Me uljen e shtypjes së gjakut ulet edhe rreziku nga infarkti në zemër dhe tru.

Ekipi i shkencëtarëve kanë përcjellë 24 vullnetarë, të cilët i ishin ekspozuar rrezeve ultraviolete dy herë nga 20 minuta. Në rastin e parë ishin të ekspozuar si ndaj rrezeve ultraviolete, po ashtu edhe infra të kuqe, e herën tjerët ishte bllokuar rrezatimi ultraviolet,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ky studim mbështetë studimet e mëparshme që thoshin se shtypja e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare luhaten varësisht nga sezoni dhe pjesa e botës. Ato janë më të shpeshta gjatë dimrit dhe në vendet më larg ekuatorit. 

(Kosova Sot Online)