Pos aromës së këndshme, ja vetitë shëruese të ftoit

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 09:44
Pos aromës së këndshme, ja vetitë shëruese të ftoit

Pa marrë parasysh a e ruani nëpër dollap, bëni komposto apo ëmbëlsirë, e konsumoni të vetëm apo e kombinoni me ushqimet e tjera, ja për çfarë tjetër mund ta përdorni ftoin.

1. Shurup për bronkit: - Shtypni 5 gr fara të ftoit dhe i përzieni me 100 ml ujë. Kur të jetë krijuar një masë t trashë, shtoni 15 gr lëng nga bima gjethe delli dhe 100 gr mjaltë të sherbelës. Merrni nga një lugë tre herë në ditë, para shujtave.

2. Ftoi kundër të thatit në organizëm për tretje: - Nga një lugë fara të lirit dhe të ftoit i përzieni me një gotë çaj të ftohtë kamomili, përzieni mirë, procedoni pas 1 ore dhe e pini të pa ëmbëltuar, gjysmë orë para shujtave.

3. Te inflamacioni i zorrës së trashë: - Përzieni nga 20 gr fara të lirit dhe të ftoit dhe fruta të boronicës dhe përzieni me ujë të ftohtë, e lini për 3 orë, përzieni, e ngrohni në enë të mbuluar, e lini të ftohet dhe e konsumoni 3-4 herë në ditë, gjysmë orë para shujtave kryesore.

4. Ftoi kundër proceseve pezmatuese në gojë: - 2 lugë të përzierjes me kamomilit, sherbelës dhe farave të ftoit i përzieni me ¼ e litrës ujë të vluar, e lini të pushojë për 2 orë dhe e shpëlani gojën.

(Kosova Sot Online)