Me dredhëza rregullojini linjat trupore dhe ruajeni shëndetin

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 11:06
Me dredhëza rregullojini linjat trupore dhe ruajeni shëndetin

Dredhëzat janë burim i hatashëm për folate e vitamina C, e përmbajnë edhe febole bimore të cilat, bashkë me antioksidues, ulin rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Janë burim i fibrave ushqyese - me një shujtë sigurohen rreth 16 për qind të nevojave ditore. Fibrat ushqyese ndikojnë pozitivisht në sistemin tretës, ulin kolesterolin në gjak, ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe mbrojnë nga kanceri në zorrë të trashë.

Acidi folik në ujë është i tretshëm, shumë i rëndësishëm në krijimin e gjakut dhe merr pjesë në metabolizmin e aminoacideve. Mungesa e kësaj vitamine shkakton plogështi dhe aneminë, e moskonsumimi i mjaftueshëm i folateve shton rrezikun për kancerin në zorrë të trashë. Vitamina C nga ushqimi ndikon si antioksidues të fortë që ul rrezikun nga disa lloje të kancerit: gojës, fytit, zorrës së trashë dhe mushkërive. Antioksiduesit nga dredhëzat sigurojnë organizmit mbrojtje nga radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe nxitin shfaqjen e kancerit dhe sëmundjet e zemrës si dhe që përshpejtojnë plakjen e hershme. Dredhëzat përmbajnë edhe antocianinë, që ndihmojnë në shkrirjen e shtresave dhjamore.

(Kosova Sot Online)