E dobishme edhe lëvorja e limonit

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 14:47
E dobishme edhe lëvorja e limonit

Limoni përmban limonoide, sikur edhe të gjitha agrumet. Limonoidet pengojnë zhvillimin e qelizave ER+ dhe ER-, të cilat janë shkaktare të kancerit të gjirit. Studimet thonë se konsumimi i limonit është efikas në parandalimin e kancerit të gjirit.

 

Nuk janë të dobishme vetëm lëngu dhe 'mishi' i limonit, por edhe lëvorja e tij. Lëvorja e limonit të ngrirë, si e gërryer, e përmirëson shijen e supës, gjellëve, apo sallatave të ndryshme. Lëvorja e limonit përmban 5-10 herë më shumë vitamina sesa lëngu i limonit edhe pse ajo, për fat të keq, hidhet në mbeturina. Ajo është efikase edhe për pastrim të organizmit nga helmet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ka disa njerëz që thonë se limoni është më efikas për luftimin e kancerit të gjakut, sesa kimioterapia. Shumë teste kanë treguar se limoni i mbytë qelizat e më shumë se 12 llojeve të kancerit. Po ashtu, ai e rregullon edhe shtypjen e gjakut dhe e largon stresin.

(Kosova Sot Online)