Të gjitha dobitë që sjell kanella

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 14:54
Të gjitha dobitë që sjell kanella

Kanella nuk është vetëm një mëlmesë e shijshme, por edhe shumë e dobishme për organizëm. Ajo shëron gripin dhe largon problemet me lukth - duke shkatërruar bakteret në zorrë, duke përfshirë edhe bakterin E. coli. Vlojeni një lugë kanellë në një filxhan e gjysmë uji, për 15 deri 25 minuta. Më pas lëreni që të qëndrojë edhe 15 minuta, e më pas pijeni.

 

Kanella neutralizon aromat e këqija - efekt të cilin e arrin duke shkatërruar bakteret. Vendoseni koren e kanellës në ujë të valë dhe lejoni që avulli i saj të përhapet në shtëpinë tuaj.

Pas gjysmë ore, do të largohen aromat e këqija. Kanella e përshpejton metabolizmin - që preferohet te ata që duan të humbin kilet e tepërta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Kanella shëron sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe largon erën e keqe nga goja. Ajo është e dobishme edhe te diabeti i tipit 2, kundër depresionit dhe shëron infeksionet e thonjve me kërpudha. Vaji i kanellës vendoset direkt në thonjtë e infektuar.


(Kosova Sot Online)