Dieta me vezë të ziera

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 15:04
Dieta me vezë të ziera

Me dietën me vezë, për 14 ditë do të humbni 5 kilogramë. Duhet t'i kufizoni karbohidratet, ndërsa që buka e bardhë dhe makaronat ndalohen. Dietën e mbani 10 ditë, bëni pauzë prej 5 ditëve, e më pas i ktheheni regjimit të propozuar të ushqimit

 

DITA E PARË Kafjalli: Kafe të bardhë ose të zezë, 1 rriskë bukë të zezë, vezë të zier. Zamra: Pemë sipas dëshirës. Dreka: Supë me perime, 150 gr mish pule nga skara, sallatë të gjelbër me vezë të ziera. Zamra: Pemë sipas dëshirës. Darka: 80 gr ton, bukë të zezë, spec.

DITA E DYTË: Kafjalli: Kafe e bardhë ose e zezë, bukë të zezë, vezë të zier. Zamra: Jogurt me pemë. Dreka: Supë pule, 150 gr skumbri, 100 gr sallatë me domate, 1 lugë vaj ulliri. Zamra: 2 vezë të ziera. Darka: Gjellë me perime, bukë të zezë.

DITA E TRETË: Kafjalli: Kafe të bardhë, 1 rriskë bukë të zezë, pashtetë pule. Zamra: 2 vezë të ziera. Dreka: Supë gjedhi, 200 gr shpagesa me mish të bluar, sallatë të gjelbër. Zamra: Jogurt me pemë. Darka: Omëletë me 2 vezë, 1 rriskë bukë të zezë.

DITA E KATËRT: Kafjalli: Çaj, 1 rriskë bukë të thekur, 1 lugë gjalpë, 1 lugë mjaltë, 1 vezë të zier. Zamra: Pemë sipas dëshirës. Dreka: Gjellë me perime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, 200 gr mish viçi me perime, sallatë sipas dëshirës. Zamra: Vezë të zier. Darka: Sallatë nga 100 gr pulë, 50 gr oriz integral të zier, 50 gr lakër jeshile, 1 lugë vaj ulliri.

DITA E PESTË: Kafjalli: Limonadë,1 rriskë bukë të thekur, salsiçe dhe mustardë. Zamra: Vezë të zier. Dreka: 150 gr pulë ët pjekur, 100 gr borania të ziera, 1 rriskë bukë të thekur. Zamra: Jogurt me pemë. Darka: Sandviç me vezë të zier dhe gjoks pule.

(Kosova Sot Online)