Lëngu që siguron lëkurë të re e të shëndetshme, pa njolla dhe akne

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 09:59
Lëngu që siguron lëkurë të re e të shëndetshme, pa njolla dhe akne

Lëngu i panxharit, karotës dhe portokallit është preparat për detoksikim dimëror, këshillojnë nutricistët e njohur botëror. Konsumimi i rregullt i një lëngut si ky e pastron gjakun nga helmet, duke siguruar lëkurë të re dhe të shëndetshme pa njolla dhe pa akne, derisa parandalon edhe zbokthin.

LËNGU PËR DETOKSIKIM

Një panxhar të freskët - pjesën e rrënjës pa gjethe, Një karotë (e patrajtuar me pesticide), Një portokall. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në blender dhe e konsumoni të freskët. Lëngu ka 85 kalori.

LËNGU PËR PASTRIMIN E MËLÇISË

Përbërësit: 1 mollë, 1 panxhar, 3 gjethe të rrepës, 4 karota, 1 shkop selino, 1/2 e rrënjës së xhenxhefilit. Përgatitja: Copëtojeni mollën, panxharin dh selinon në pjesë të vogla dhe i hidhni në blender. I shtoni gjethet dhe xhenxhefilin dhe i përzieni për gjysmë minute.

(Kosova Sot Online)