Ilaçet popullore nga bota, për të cilat duhet të keni dijeni

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 12:37
Ilaçet popullore nga bota, për të cilat duhet të keni dijeni

Mjekësia moderne mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të zakonshme, por përdorimi i shpeshtë i tyre nuk rekomandohet, sepse trupi krijon rezistencë ndaj tyre. Për më shumë, mund të ndikojnë negativisht në organizëm. Në vijim ju sjellim disa ilaçe shtëpiake që përdoren në mbarë botën.

FËRKIMI ME HUDHËR

Vendasit në Amerikë e përdorin hudhrën për të fërkuar vendin ku janë kafshuar nga bletët. Copëtoni një hudhër dhe me të fërkoni hapësirën e prekur apo të kafshuar. Ajo që këtë ilaç e bën shumë efektiv është fakti se hudhra mund të neutralizojë dhimbjen nga kafshimi.

ÇAJI I XHENXHEFILIT

Japonezët shpesh shërbejnë çaj si pjesë të rutinës së tyre ditore, dhe duket se e përdorin edhe për të trajtuar ftohjen dhe gripin. Çaji i xhenxhefilit preferohet si zgjidhje për gripin. Kjo recetë kërkon 2 lugë xhenxhefil të bluar, të përzier me 2 lugë sheqer përzier në 2/3 e gotës ujë të vluar.

KUNGULLI I HIDHUR

Një tjetër ilaç shtëpiak, për të cilin janë zbuluar fakte se lufton diabetin, kungulli i hidhur mund të ndikojë në reduktimin e nivelit të lartë të sheqerit në gjak. Shija e hidhur ndoshta nuk është e preferuara, por, kur ta tejkaloni, do të ndjeni vetitë pozitive të tij.

EUKALIPTI

Pemët e eukaliptit në Spanjë janë shumë popullore, pasi eukalipti përmban veti që lufton inflamacionet, bakteret e po ashtu vepron edhe si analgjetik që lufton ftohjen dhe gripin. Kërkoni edhe vajin e eukaliptit, i cili ndihmon forcimin e sistemit imun.

KAMOMILI

Nëse nuk e keni shijuar kamomilin, duhet ta bëni këtë, sidomos nëse keni telashe me gjumin. Duhet të konsumoni çaj kamomili, nëse keni nevojë për gjumë të rehatshëm apo nëse keni ngërçe në stomak. Kjo sidomos vlen për femrat gjatë ciklit menstrual.

(Kosova Sot Online)