Largoni dhimbjet e dhëmbit në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 09:36
Largoni dhimbjet e dhëmbit në mënyrë natyrale

Dhimbjet e dhëmbit zakonisht fillojnë natën, kur në shtëpi nuk keni tableta kundër dhimbjes. Për të ndaluar dhimbjen, ju sjellim disa alternativa natyrale.

KOMPRESAT

Nëse keni dhimbje dhëmbi në vendin me dhimbje krijohet ënjtje, përkohësisht mund të ndihmoni me kompresa të ftohta. Disa kubëza akull vendosni në një qese dhe ashtu e vendosni në një shami prej pambuku dhe mbështetni dhëmbin. Si pasojë e të ftohtit faqja ngrin e bashkë me të edhe dhimbja.

MENTA

Vendosni disa gjethe të thata mendtë rreth dhëmbit me dhimbje dhe i mbani për 10-15 minuta. Pjesën e mbetur e pështyni dhe e aplikoni disa herë gjatë ditës. Me shijen pikante menta e zvogëlon dhimbjen.

KARAFILI

Kjo erëz me aromë, mundet ta qetësojë dhimbjen e dhëmbit pasi përmban substanca që ndikojnë kundër baktereve dhe ndikojnë si antiseptik. Sugjerohet që karafilin ta përtypni për një periudhë të shkurtë kohore.

(Kosova Sot Online)