Vetitë shëruese të kungullit dhe vajit të tij

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 11:28
Vetitë shëruese të kungullit dhe vajit të tij

Përveçse është ushqim i shëndetshëm, kungulli përdoret edhe si ilaç. Ekspertët e preferojnë si ushqim te personat që vuajnë nga mbipesha, pasi që ka vlera të ulëta kalorike, si dhe te personat që vuajnë nga sëmundjet e lukthit dhe të zorrës së hollë. Mund të përdoret edhe si shujtë e përditshme për të gjithë ata që vuajnë nga fshikëza dhe venat e zgjeruara. Te venat e zgjeruara e shtypni dhe e shndërroni në qull dhe e përdorni me kompresë për disa orë.

Për shërimin e plagëve dhe lëkurës së pëlcitur preferohet vaji i kungullit, i cili është i pasur me vitamine A1, B1, B2, B6, C, D, E, K, si dhe kalcium, magnez, kalium, zink. Vaji përmban edhe aminoacide omega 3 dhe aminoacide omega 6, rregullon kolesterolin dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

(Kosova Sot Online)