Ilaçet natyrale për infeksionet e thonjve me kërpudha

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 13:05
Ilaçet natyrale për infeksionet e thonjve me kërpudha

UTHULLA E MOLLËS

Kur keni një infeksion si ky të thonjve, lëkura përreth vuan nga çrregullimi i pH-së. Kjo krijon një ambient më alkalin që inkurajon përhapjen e infeksionit. Përbërësit: ½ e gotës uthull të mollës (125 ml) 6 gota ujë (1.5 litra). Udhëzimet: Derdhni ujin në një enë. Shtoni uthullën e mollës në enë. Futni këmbët në përzierje për rreth tridhjetë minuta. Më pas, shpëlani këmbët me ujë të freskët dhe i thani shputat mirë. Përsëriteni çdo mëngjes dhe mbrëmje derisa infeksioni të hiqet.

LËNGU I LIMONIT

Limoni është një nga produktet natyrale më efektive për trajtimi e infeksioneve. Kjo për faktin se është antibiotik natyral dhe përmban përbërës kundër kërpudhave. Udhëzimet: Limonin e fërkoni drejt sipër thoit dhe e lini të veprojë për 15 minuta. E shpëlani me shumë ujë sipërfaqen dhe i thani mirë. Një opsion tjetër është të derdhi pak lëng limoni sipër pambukut dhe përdorni pak shirit ngjitës sipër thoit të prekur. E lini të veprojë për 20 minuta, e hiqni pambukun, e shpëlani dhe e thani mirë.

HUDHRA

Pasi ka veti të shumta në kuzhinë, hudhra ka përbërës kundër kërpudhave dhe baktereve. Kjo falë faktit se përmban alicinë, që është shumë efektiv në trajtimin e infeksioneve me kërpudha. Për më shumë, vetitë e hudhrës parandalojnë kërpudhat nga shpërndarja në thonjtë tjerë. Udhëzimet: Para se të shkoni në shtrat, ndani një hudhër përgjysmë dhe fërkoni hapësirat e infektuara. Mund ta përzieni edhe hudhrën me vaj ulliri: Përbërësit: 1 thelb hudhre 1 lugë vaj ulliri (16 g) Udhëzimet: Shtypni hudhrën dhe përzieni me vajin e ullirit. Aplikojeni përzierjen në thoin infektuar.

SODA E BUKËS

Soda e bukës është një nga ilaçet natyrale me përqendrimin më të madh të përbërësve alkalin dhe antiseptik. Kjo e bën të shkëlqyeshme për rregullimin e nivelit të pH-së së trupit. Kur aplikohet në thonj, shndërrohet në një armë që lufton kundër infeksioneve të thonjve. Përbërësit: 3 lugë ujë (45 ml) 1 lugë sodë të bukës (9 g). Udhëzimet: Derdhni ujin në një enë dhe shtoni sodën e bukës. Përzieni për të bërë një pastë. Aplikoni përzierjen në thoin e infektuar gjatë natës dhe e shpëlani në mëngjes. Përsëriteni për 15 ditë.

(Kosova Sot Online)