Çaji që shkrin kilogramët

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 13:31
Çaji që shkrin kilogramët

Receta për humbjen në peshë nga vetëm tre përbërës ka nxitur një 'çmenduri' të vërtetë në mbarë botën midis atyre që luftojnë mbipeshën si dhe tek ata që nuk kanë shtresa dhjamore por dëshirojnë që trupin e tyre të kanë në formën e duhur. Përbërësit e nevojshëm: * çaj të gjelbër * kanellë * gjethe të dafinës.

Mënyra e përgatitjes: Vloni 800 mililitra ujë, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe ia shtoni shkopin e kanellës, tre gjethe të dafinës dhe një lugë me çaj t gjelbër. E mbuloni dhe e lini për 15 minuta, e më pas procedoni. Kur metabolizmi është në pyetje, me rëndësi është ta dini se koha më e mirë është ta pini në mëngjes, porsa të zgjoheni. Gotën e parë ta konsumoni në lukth të thatë. Gotën e dytë ta pini menjëherë pas kafjallit derisa të tretën në mbrëmje, pak para se të shkoni në gjumë.

(Kosova Sot Online)