Vetitë shëruese të ushqimeve më popullore

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 11:25
Vetitë shëruese të ushqimeve më popullore

Megjithëse fusha e mjekësisë po vazhdon të përparojë në shumë mënyra, nutricistët dhe ekspertët e mjekësisë vazhdojnë të lavdërojnë vetitë e disa ushqimeve. Në fakt, nëse ushqeheni shëndetshëm është dëshmuar se reduktohet rreziku për sëmundje kardiovaskulare, mbipeshë dhe lloje të caktuara të kancerit.

BAJAMET

Bajamet janë burim i pasur për vitamina E, bakër, magnez, proteina të cilësisë së mirë dhe aminoacideve të pangopura. Studimet kanë dëshmuar se bajamet potencialisht mund të parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, të ulin rrezikun për kancer dhe ndihmojnë në jetëgjatësinë.

MOLLËT

Mollët janë të shëndetshme pasi kanë profil të lartë të vlerave ushqyese në përmbajtjen e tyre. Mollët përmbajnë rreth 14 për qind të nevojave ditore për vitamina C, vitamina të kompleksit B, fibra, fitonutriente dhe mineralet, si kalcium dhe kalium. Sipas studimeve, mollët parandalojnë demencën si dhe ulin rrezikun për sulm në kokë dhe diabet.

ARUGULA

Bashkë me perimet e tjera me gjethe të gjelbër, arugula përmban nivele të larta me nitrate (më shumë se 250 miligramë për 100 gramë). Konsumimi i lartë i nitrateve dietale është dëshmuar se e ul shtypjen e lartë të gjakut, redukton sasinë e oksigjenit që nevojitet gjatë ushtrimeve. Arugula e ul rrezikun për kancer, parandalon osteoporozën dhe përmirëson gjendjen e muskujve gjatë ushtrimeve.

SHPARGUJT

Shpargujt janë shumë të pasur me fibra dietale dhe përmbajnë sasi të lartë me vitamina B6, kalcium, zink dhe magnez. Dobitë potenciale të shpargujve përfshijnë: reduktimin e rrezikut për diabet, parandalojnë formimin e gurëve në veshka si dhe ulin rrezikun e defekteve në zorrët e foshnjave. Vepron edhe si diuretik natyral që ndihmon në ekuilibrimin e lëngjeve dhe rregullon shtypjen e gjakut.

BANANET

Bananet natyrale nuk përmbajnë yndyrë, kolesterol dhe sodium, derisa janë shumë të pasura me kalium. Vetitë potenciale të dobishme të bananeve përfshijnë: uljen e shtypjes së lartë të gjakut, reduktojnë rrezikun për shfaqjen e leukemisë te fëmijët, derisa e përmirësojnë edhe shëndetin e zemrës.

BORZILOKU

Borziloku është i pasur me vitamina A, vitamina K, vitamina C, magnez,hekur, kalium dhe me kalcium. Studimet kanë zbuluar se borziloku potencialisht redukton inflamacionin dhe të ënjturat, parandalon efektet e dëmshme që vijnë me plakjen, ndihmon në trajtimin e artritit si dhe ndihmon te inflamacionet e zorrëve.

(Kosova Sot Online)