Përgatiteni shurupin nga gjethet e dellit për forcim të imunitetit

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 10:24
Përgatiteni shurupin nga gjethet e dellit për forcim të imunitetit

Gjethet e dellit kanë veti të shumta për shëndetin, e në këtë artikull ju sjellim recetën nga kjo bimë që e forcon sistemin imun. Ky shurup është krejt natyral dhe ndikon edhe kundër kollës. Së pari merrni gjethet e bimës. I pastroni, i thani dhe në një kavanoz i shtrini.

Një rend gjethe delli (2 cm), një sheqer (1 cm). Kështu e mbushni kavanozin deri në majë. Kavanozin e groposni, dhe e nxirrni pas tre muajsh. Sugjerohet që fëmijët të marrin nga një lugë tre herë në ditë, e për të rriturit 1 deri 3 lugë në ditë.

(Kosova Sot Online)