Ilaçet vendore që ndihmojnë kundër gërhitjes

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 11:51
Ilaçet vendore që ndihmojnë kundër gërhitjes

Gërhitja mund të jetë e rrezikshme dhe ashtu duhet ta trajtoni. Rreth 75 për qind e njerëzve vuajnë nga frymëmarrja e vështirë.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit ndihmon në shumëçka, e me të e largoni edhe gërhitjen. Krejt çfarë duhet në këtë rast është 1-2 lugë vaj. Kështu, indi që pengon qarkullimin e gjakut dhe shkakton gërhitjen do të jetë më i lagësht dhe nuk e shkakton atë tingullin e rëndë. Merrni një lugë vaj ulliri para se të flini.

SHERBELA

Pos se ndikon pozitivisht në shtypjen e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, sherbela ka efekt edhe kundër inflamacioneve. Me kalimin e kohës, ju shpëton edhe nga gërhitja. Merrni një grusht gjethe, uthull molle dhe peshqir. Vloni ujin dhe hidhni gjethet, përkuluni dhe mbuloni kokën me peshqir dhe thithni avullin. Shtoni pak uthull molle.

XHENXHEFILI

Krejt çfarë duhet të bëni është të merrni pak xhenxhefil, një gotë të madhe me ujë dhe disa lugë mjaltë. Pastroni dhe qëroni xhenxhefilin, e vendosni në enë për zierje dhe shtoni ujin. E zieni për 3 deri 4 minuta, e hiqni nga pllaka dhe e mbuloni për 5 minuta më pas shtoni mjaltin, përzieni mirë dhe e konsumoni.

(Kosova Sot Online)