Si të përdorni selinon për t'u liruar nga kapsllëku?

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 13:11
Si të përdorni selinon për t'u liruar nga kapsllëku?

Selino është perime shumë e shëndetshme për tretjen. Stimulon oreksin tuaj, redukton gazrat dhe lehtëson kapsllëkun në mënyrë efektive dhe natyrale. Selino është e pasur me fibra që pastron zorrët dhe ndihmon të hiqni mbetjet e dëmshme me lehtësi. Për më shumë, e lehtëson kapsllëkun në mënyrë natyrale dhe parandalon dëmtimin e zorrëve nga laksativët.

LËNGU I SELINOS

Falë përmbajtjes me fibra në lëngun e selinos, është një ilaç natyral që lehtëson kapsllëkun. Është ide e mirë të shtoni edhe disa pemë si mollë, dardhë ose ananas në mënyrë që ta zbutni shijen e fortë të lëngut. Po ashtu, lëngun e selino mund ta përzieni me domate, trangull, piper dhe hudhër. Selino është diuretik natyral që pastron dhe eliminon helmet nga lëngjet e panevojshëm. Kjo e bën zgjedhje të shëndetshme për humbje të shëndetshme në peshë. Lëngun e selinos mund ta pini midis shujtave kryesore për të qenë më efektiv. Gjysmë orë para shujtave kryesore është koha ideale.

SELINO DHE SUPË ME PERIME

Nëse ju pëlqejnë supat apo ndodh të jetë një ditë e ftohtë, atëherë mund ta shfrytëzoni këtë recetë me perime dhe me lëng kockash. Selino kombinohet në mënyrë të përsosur me të gjitha llojet e perimeve: patate qepë, hudhër, karota, lakër. Kjo supë e shijshme mund t'ju ndihmojë të humbni në peshë në mënyrë të shëndetshme. Po ashtu, është një shujtë e mirë dytësore për darkë. Nëse dëshironi që supa të ketë edhe shije të tjera, mund t'i bluani disa lloje të tjera të perimeve për ta bërë me përbërje më krem. Kurdo që e konsumoni këtë supë, do ta lehtësoni kapsllëkun.

"SMOOTHIE" KUNDËR KAPSLLËKUT

Hidhjani një sy kësaj recete për përzierje përbërësish që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut në mënyrë natyrale. Përbërësit: 1 lugë fara çia (15 g), 3 kumbulla, 1 selino, 1 mollë, ½ e gotës bajame të bluara (35 g), 1 lugë mjaltë (25 g), 1 gotë ujë (200 ml). Udhëzimet: Në natën paraprake, farat çia i futni në ujë bashkë me kumbullat e thata. Më pas i shtoni përbërësit e tjerë në blender, përfshirë mollën organike me lëvore. Përzieni për së paku dy minuta për një cilësi më të trashë, por nëse është tepër e trashë, mund t'i shtoni pak ujë. Koha më e mirë për ta konsumuar këtë lëng dhe për të rregulluar funksionimin e zorrëve është në mëngjes, në lukth të thatë.

(Kosova Sot Online)