Agrumet e pasura me vitaminë C, të hatashme për imunitet

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 12:43
Agrumet e pasura me vitaminë C, të hatashme për imunitet

Limoni, portokajtë, grejpfruti dhe mandarina, pos se freskojnë dhe mund të ngadalësojnë plakjen, ruajnë indet, forcojnë enët e gjakut, lëkurën e bëjnë më të butë, e sasia e antioksiduesve në agrume me sukses e forcon imunitetin, që është shumë e rëndësishme në kohën e infeksioneve virusale. Përbërësi më i njohur i pemëve me ngjyrë të fortë është vitamina C, e cila është sinonim për parandalim, por edhe për shërim të ftohjeve dhe gripit. Vitamina C ekuilibron nivelin e kolesterolit në gjak, e kontribuon edhe në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, sepse nxit sekretimin e kalciumit.

Është shumë i shëndetshëm për shëndetin e mushkërive dhe për të pasur shikim të mirë. Efekt të fortë agrumet kanë dimrit, duke pakësuar efektin e ushqimit të shëndetshëm dhe stresit oksidues. Agrumet ndikojnë mirë edhe në tretjen e ushqimit, heqin materiet e dëmshme nga organizmi, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe ulin rrezikun për formimin e gurëve në veshka.

KUNDËR BAKTEREVE

Nëse jeni nga ata persona që pëlqeni të konsumoni ujin, atëherë gotës me ujë ia shtoni edhe një pjesë limon. Për një afat prej gjysmë ore do të hidhni jashtë të gjitha bakteret e dëmshme. Pos kësaj, një gotë ujë me limon ndikon mirë në metabolizëm dhe u këshillohet atyre që duan të heqin kilogramët shtesë.

(Kosova Sot Online)