Këto janë pemët më të mira kundër plakjes

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 14:46
Këto janë pemët më të mira kundër plakjes

Kur bëhet fjalë për pemën e pasur me përbërësit kundër plakjes, aty na bien ndërmend agrumet (limoni, limeja, portokajtë...), që janë të pasura me vitamina C. Vitamina C nxit sintezën e kolagjenit dhe ndihmon që lëkura të duket me shkëlqim dhe më e re. Një studim ka treguar se femrat që për çdo ditë konsumojnë sasi të mjaftueshme me vitamina C kanë më pak rrudha dhe cilësi më të mirë të lëkurës.

 

Nëse ditën e filloni me një gotë ujë ku keni shtuar edhe disa pika lëng limoni, porse do të furnizoheni me vitamina C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, do të arrini edhe procesin natyral të lirimit nga helmet, derisa nëse e konsumoni për periudhë të gjatë kohore do të kontribuoni edhe lëkurën më të mirë dhe nivel të lartë të energjisë. Për dukje më të bukur të lëkurës po ashtu, provoni që së paku njëherë në javë të konsumoni ananas. Ananasi përmes aktivizimit të enzimave nxit krijimin e kolagjenit duke parandaluar shfaqjen e rrudhave dhe e përmirëson elasticitetin e lëkurës


(Kosova Sot Online)