Ushqimet e pasura me proteina që mund t'i përfshini në rutinën për humbjen në peshë

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 14:55
Ushqimet e pasura me proteina që mund t'i përfshini në rutinën për humbjen në peshë

PATATET

Kush s'i do patatet? Kanë reputacion jo të mirë, por nuk duhet: një patate mesatare përmban 4.3 gr me proteina që ju mbajnë ngopur gjatë ditës. Anashkaloni versionin e shtypur të mbushur me kalori, tentoni patatet e skuqura që vetë i piqni.

SHPARGUJT

Shpargujt janë një nga perimet që lehtë harrohen, por me rreth 3 gr proteina për gotë, duhet të jetë pjesë e ushqimit të secilit. Dhe me vetëm 27 kalori, mund ta shtoni nga picat e deri "sushi", apo edhe mund t'i konsumoni të papërpunuar.

 

FASULET E ZEZA

Përderisa fasulja e bardhë është e mbushur me proteina, me 16 gr për gotë, nuk kanë asnjë mundësi të jenë më të shëndetshme se fasulja e zezë. Vetëm një gotë me këto bukuroshe, përmban rreth 40 gramë proteina. SPINAQI Me 1 gramë me proteina një gotë spinaq, nuk duhet habitur pse Popaji ka muskuj të mëdhenj. Pos se përmban proteina, spinaqi po ashtu përmban shumë vitamina A dhe C, folate, dhe magnez dhe përmbajnë karotenoide që mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe lloje të caktuara të kancerit.

SPIRULINA

Kjo algë e detit gjithnjë e më shumë po rritet në popullaritet dhe, ka arsye. Një lugë me spirulinë shërben hiq më pak se 4 gramë proteina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, dhe ofron antioksidues të rëndësishëm si betakarotinë dhe ekinenone, që ndihmojnë në luftimin e sulmeve të urisë dhe luftojnë sëmundjet.

VEZËT

Nuk e kemi fjalën vetëm për të bardhët e vezës. Megjithëse thonë se përmban shumë kolesterol dhe yndyra të ngopura në të kuqtë e vezës, do të gjeni edhe shumë vitamina A, D dhe E. Vezët janë të pasura edhe me aminoacidet omega-3, studimet tregojnë se ul rrezikun për sëmundje të zemrës dhe probleme të peshës.

(Kosova Sot Online)