Dieta me çaj dhe qumësht për të humbur në peshë në vitin e ri

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 10:19
Dieta me çaj dhe qumësht për të humbur në peshë në vitin e ri

Miliona njerëz çdo mëngjes ditën e fillojnë me një gotë çaj të ngrohtë. Disa me sheqer, disa pa të, disa çaj të gjelbër, e të zi… Ata e dinë se çaji është i dobishëm, por nuk dinë për cilësinë e çajit të gjelbër. Për më shumë, nuk kanë dëgjuar për dietën me çaj, dietën me çaj të gjelbër dhe me qumësht. Kjo dietë është më shumë popullore për ata që duan të dobësohen dhe më pas t'i ruajnë linjat.

Kjo përzierje pos se është e shijshme, nuk shkakton urinë, por pastron dhe detokson organizmin. Gjatë një dite me këtë dietë mund të humbni midis 0,5 deri 2 kilogramë. Kjo dietë sugjerohet një ditë, jo më shpesh se dy herë në muaj. Receta e dietës me qumësht dhe çaj të gjelbër. Përbërësit: 1,5 litër qumësht pa yndyrë dhe 2 lugë çaj të gjelbër (kurrsesi nga qeskat). Në qumështin e vluar dhe të ftohur, hidhni 2 lugët me çaj të gjelbër. E mbuloni enën dhe e lini për 20 minuta. Më pas e procedoni dhe e pini. E pini gjatë ditës nga një gotë çdo dy orë.

(Kosova Sot Online)