Receta origjinale me xhenxhefil për pastrimin e organizmit

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 15:11
Receta origjinale me xhenxhefil për pastrimin e organizmit

Thuhet dhe shkruhet shumë për xhenxhefilin dhe shërimin me të, ka shumë receta dhe askush në mënyrë konkrete nuk e di pse janë kaq shërues? Xhenxhefili posedon aftësi unike për pastrimin e organizmit nga pothuajse të gjitha llojeve të helmeve, që konsumohen përmes ushqimit, alkoolit, kemikateve dhe rrezatimeve. Helmet dëmtojnë organizmin, shkaktojnë degjenerimin e qelizave, që ndikon te sëmundjet onkologjike.

RECETA ORIGJINALE NGA XHENXHEFILI

Përgatitja e lëngut nga xhenxhefili: - 1 rrënjë të vogël xhenxhefil (10- 20 gr) ose 1 lugë xhenxhefil pluhur e përzieni me 200 ml ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ia shtoni një lugë mjaltë dhe lëngun e limonit, për ta rregulluar shijen.

Konsumimi i ilaçit: merreni ilaçin në lukth të zbrazët, gjysmë orë para ushqimit, gjysmën tjetër gjatë ditës në gllënjka të vogla midis shujtave. Ky lëng e përshpejton punën e metabolizmit, neutralizon helmet e grumbulluara në organizëm si dhe ndihmon në tretjen më të mirë të ushqimit. Ky ilaç mund të konsumohet për çdo ditë. 

(Kosova Sot Online)