Si ta përshpejtoni qarkullimin e gjakut?

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 11:20
Si ta përshpejtoni qarkullimin e gjakut?

Qarkullimi jo i mirë i gjakut është shumë problem më i madh sesa me atë që njerëzit zakonisht ankohen - këmbë dhe duar të ftohta. Shfaqen simptoma në krejt trupin që mund të kenë pasoja fatale. Në vijim ju sjellim disa mënyra si ta përshpejtoni qarkullimin e gjakut.

SHËTISNI

Një nga mënyrat për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut në këmbë është të dilni në shëtitje të shkurta, më së miri në mëngjes. Përcaktoni një rutinë,shëtitni pa tensionime dhe gradualisht shtoni kohëzgjatjen.

BËNI MASAZH KËMBËVE

Masazhi është mënyrë e shkëlqyeshme për qarkullimin e gjakut. Nëse nuk keni mundësi për një masazh profesional, atëherë gjenduni vetë. Me ndihmën e gishtave shëtitni nëpër shputat tuaja të këmbës, njëherë njërës pastaj edhe tjetrës.

USHQIMI QË JU NGROH

Për qarkullim të mirë me rëndësi është që të pini sasi të mjaftueshme të ujit, më shumë se një litër e gjysmë në ditë. Por, ka edhe lloje të ushqimit që ndihmojnë. Si, specat pikantë, xhenxhefili, rrika, po ashtu ndihmon edhe konsumimi i vitaminave C dhe E.

(Kosova Sot Online)