Uthulla e mollës ul shtypjen e gjakut, shëron venat e zgjeruara dhe ndihmon në humbje të peshës

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 09:36
Uthulla e mollës ul shtypjen e gjakut, shëron venat e zgjeruara dhe ndihmon në humbje të peshës

Uthulla e mollës prodhohet pas fermentimit të lëngut të mollës. Më së miri është të përdorni uthull natyrale të mollës, që nuk përmban shtesa shtesë. Gjatë procesit të fermentimit sheqeri natyral nga mollët tretet, me ndihmën e baktereve dhe majës së bukës. Shumë shpesh uthulla e mollës shihet si ilaç për gjithçka. Përdoret kundër dhimbjeve të kokës, akneve, për uljen e shtypjes së gjakut, për humbje në peshë, për flokë të shëndetshëm, kundër kollës kronike dhe pagjumësisë.

RECETA PËR UTHULL VENDORE TË MOLLËS

Nevojiten rreth 10 kg mollë, sipas mundësive mollë të egra. Së pari i pastroni mirë, hidhni farat. Më pas i futni në blender dhe mollët e bluara i ruani në kavanoz. Mollët i shtypni mirë që ta lirojnë lëngun. Më pas, mollët i përzieni me ujin në të cilin keni tretur rreth 200 g sheqer dhe së paku 2 litra ujë. Nëse mollët janë të tharta apo të gjelbra hidhni më shumë sheqer (500 g në 5 kg). Uji duhet të shtohet për faktin se mollët nuk duhet të qëndrojnë në të thatë. Kavanozin me mollë e mbuloni me garzë. Shtimi i sheqerit mollëve është i obliguar shkaku i procesit të fermentimit, shërben për zhvillimin e baktereve që në fund nga mollët dhe sheqeri japin uthullën e mollës.

(Kosova Sot Online)