Kombinimet e ushqimeve prej të cilave kilogramët bien

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 10:10
Kombinimet e ushqimeve prej të cilave kilogramët bien

Ushqimi i ekuilibruar është kyç kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Pos se është e shijshme, kombinimet e ushqimeve të caktuara bëjnë që kilogramët të bien.

VEZË DHE PERIME

Vezët lehtësojnë absorbimin e pigmenteve që japin ngjyrën perimes, e në kombinim me perime të freskëta sjellin dobi të dyfishta në dobi të atyre që duan të humbin në peshë.

MISH PULE DHE SPECA TË KUQ

Specat e kuq përshpejtojnë shkrimin e kalorive dhe i ndihmojnë organizmit që ushqimin ta shndërrojnë në energji. Bashkë me mishin e pulës (burim i pasur për proteina) ofrojnë një shujtë të shëndetshme e të shijshme.

BISHTAJA DHE MISËR

Studimi i fundit ka treguar se ushqimi i pasur me bishtaja ndihmon për humbjen në peshë. Nga ana tjetër, misri përmban niseshte që ju bën mirë zorrëve dhe ju ndihmon ta formoni figurën trupore.

ÇAJI I GJELBËR DHE LËNGU I LIMONIT

Çaji i gjelbër përmban katehinë (antioksidues i fortë). Vetitë shëruese të limonit për të gjithë janë të njohura. Mirëpo, agrumet kanë edhe një feti të fshehtë, zvogëlojnë rënien e katehinës, duke e bërë më lehtë të tretshme.

(Kosova Sot Online)