Kuptojeni se cilat janë ilaçet natyrale që e tëhollojnë gjakun

  • E.k /
  • 12 December 2022 - 11:48
Kuptojeni se cilat janë ilaçet natyrale që e tëhollojnë gjakun

Gjaku i njeriut trashet në mënyrë natyrale për të mos rrjedhur, por, nëse trashet shumë, e rrezikon jetën. Në vijim ju sjellim ushqimet natyrale që e tëhollojnë gjakun.

SHAFRANI

Ngjyra karakteristike e verdhë e shafranit llogaritet se ndikon në parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore, shafran i Indisë ka aftësinë për të mbajtur trombocitet - komponentët e gjakut të përfshirë në mpiksje - nga bashkimi dhe formimi i një mpiksje që mund të rrezikojë jetën tuaj.

XHENXHEFILI

Pasi ngjason me shafranin, nuk është befasi përse xhenxhefili po ashtu është i dobishëm në shmangien apo parandalimin e mpiksjeve të gjakut. Po, pos se ndihmon te tretja dhe te acidi refluks, xhenxhefili është i dobishëm edhe në tëhollimin e gjakut. Më së miti ta konsumoni në formë të çajit.

ANANASI

Ekziston një enzimë në ananas që këtë pemë tropikale e bën të aftë për të ulur rrezikun e mpiksjeve të gjakut, për të pasur më pas sulmi në zemër apo në tru, e kjo enzimë quhet bromelainë. Falë përbërësve si antioksidues, bromelaina parandalon trombocitet nga grumbullimi së bashku dhe formimin e një mpiksje gjaku.

PESHKU I YNDYRSHËM

Nëse dëshironi ta mbani gjakun të hollë, konsideroni ta përshini më shumë peshkun e yndyrshëm në menynë tuaj. Sigurohuni që të konsumoni llojin më të yndyrshëm të peshkut, sepse përmbajnë aminoacidet omega 3 - yndyra të shëndetshme që parandalojnë formimin e mpiksjeve të gjakut.

UJI A

jeni të vetëdijshëm se dehidrimi është diçka që nxit trashjen e gjakut, që m pas shkakton formimin e mpiksjeve në gjak? Kjo edhe është arsyeja përse gjatë ditës duhet të pini shumë ujë - rreth 2 litra ose 8 gota - kështu e ulni rrezikun nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru.

HUDHRA

Të gjithë e dimë për hudhrën se bën gjithçka kudo që e shtojmë. A e keni ditur se kjo bimë është e hatashme në hollimin e gjakut? Nëse nuk e duroni aromën e saj, merrni suplemente - kanë efekt sikur të keni konsumuar disa thelpinj të freskët hudhre.

(Kosova Sot Online)