Ilaçi popullor që shëron astmën, bronkitin dhe problemet me mushkëri

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 14:59
Ilaçi popullor që shëron astmën, bronkitin dhe problemet me mushkëri

Shumë njerëz vuajnë nga problemet e ndryshme me mushkëri, e më të shpeshtat janë astma, bronkiti dhe format e ndryshme të kollës. Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen përmes infeksioneve, alergjive dhe thithjes së duhanit. Në vijim ju paraqesim ilaçin e përgatitur shumë kohë më parë, që lufton astmën dhe problemet që ndërlidhen me mushkëri

 

PËRBËRËSIT Gjysmë kilogrami qepë të kuqe Gjysmë kilogrami sheqer 2 limona 1,5 litër ujë 7 lugë të mëdha mjaltë.

PËRGATITJA: Sheqerin e ngrohni në enë metalike duke e përzier, më pas i shtoni qepën e copëtuar, e përzieni dhe i shtoni ujin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Të gjitha së bashku i zieni derisa nuk avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lini të ftohet, shtoni lëngun e dy limonëve të shtrydhur dhe mjaltin dhe e përzieni mirë gjithë masën. E lini të qëndrojë dhe e vendosni në kavanoz. Do të ishte mirë që para secilës shujtë ta konsumoni nga një lugë të ilaçit


(Kosova Sot Online)