Çfarë do të thotë kur pas drekës duhet të hani çokollatë?

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 14:32
Çfarë do të thotë kur pas drekës duhet të hani çokollatë?

Të gjithëve na ka ndodhur që pas drekës të vazhdojmë të hamë çips, keksë apo një çokollatë. Nuk ka nevojë të jemi ndonjë ekspert dhe se nuk kemi të bëjmë me urinë e vërtetë fizike, por në organizmin tonë shfaqet dëshira për një lloj tjetër ushqimi - atë emocional. Nutricistët besojnë se teprimi emocional me ushqimin është fajtor për mbipeshën dhe secilën sëmundje që lidhet me ushqimin. Kësaj thënie i bashkohen edhe shumë shkencëtarë të tjerë, të cilët me vite paralajmërojnë se problemi me kilogramët shtesë dhe ushqimin e dëmshëm nuk është vetëm uria fizike, por se problemi qëndron diku thellë në psikikë dhe se nuk mund të zgjidhet me numërimin e kalorive, e as me promovimin e ushqimit të shëndetshëm.

KARAKTERISTIKAT E URISË EMOCIONALE

• Uria fizike shfaqet ngadalë, gradualisht, me shenja në lukth. Uria emocionale vjen si një "sulm". Zakonisht kjo shfaqet te një ushqim i caktuar dhe, pa marrë parasysh se çfarë konsumojmë, asnjë zëvendësim nuk na kënaq. • Fillon në gojë dhe mendje. Goja dëshiron ta shijojë picën apo ndonjë petull me çokollatë. Kjo ju vjen thuajse dikush ushqimin pa dëshirën tënde ua vendos në gojë, e kjo është pikërisht ajo që ju dëshironi t'ju ndodhë.

(Kosova Sot Online)