Ushqimet që e ruajnë mëlçinë dhe ato që e dëmtojnë

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 11:57
Ushqimet që e ruajnë mëlçinë dhe ato që e dëmtojnë

Mëlçia është organ me rëndësi të madhe shkaku i rolit që bën. Nëse ajo nuk është e shëndetshme, krijon probleme shëndetësore. Është organi më aktiv dhe nevojitet kujdes ndaj saj. Në vijim ju sjellim ushqimet që e ruajnë mëlçinë, por edhe ato që duhen shmangur.

BROKOLI

Konsumimi i perimeve e mbron mëlçinë, sidomos brokoli. Disa hulumtime pohojnë se e mbron mëlçinë nga sëmundjet e ndryshme. Nëse nuk jua ka ëndja, mund ta copëtoni dhe ta përzieni me badem apo me boronica të kuqe të thata.

ÇAJI I GJELBËR

Ky lloj i çajit është përplot me katehinë - lloj i antioksiduesit, e disa studime tregojnë se mbron nga disa lloje të kancerit, përfshirë atë të mëlçisë. Konsumoheni të freskët dhe të ngrohtë, atëherë përmban më shumë katehinë.

SPINAQI

Në perimet me gjethe të gjelbër gjendet antioksiduesi glutation, i cili ndihmon në funksionimin si duhur të mëlçisë. Spinaqi është i lehtë për t'u përgatitur, e mund ta përdorni edhe si përbërës kryesor i një sallatës në mbrëmje.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

 Patatet e skuqura dhe pleskavicat nuk janë të dobishme për mëlçinë. Nëse e teproni me konsumimin e ushqimeve të pasura me yndyrë do t'ia vështirësoni punën mëlçisë. Kjo shkakton inflamacione dhe shenja në mëlçi si cirrozë.

SHEQERI I TEPËRT

Nëse e teproni me sheqer kjo negativisht ndikon në punën e mëlçisë kështu që krijon yndyra të tepërta që përfundojnë atje ku ju nuk do të dëshironit të përfundonin. Lehtësojani vetes punën dhe ëmbëlsirat dhe sheqerin pakësojeni.

USHQIMI TEPËR I NJELMËT

Për trupin kripa është më se e nevojshme, por zakonisht jo në sasinë që ne e konsumojmë. Studimet tregojnë se ushqimi i pasur me natrium është faza e parë që shkakton shenja në mëlçi, që njihen si cirrozë. Shmangni prodhimet e thata të mishit.

(Kosova Sot Online)