Kur rrjedhja nga hundët është e rrezikshme?

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 13:19
Kur rrjedhja nga hundët është e rrezikshme?

Kur keni rrjedhje të hundës kjo nuk do të thotë se vetëm jeni të ftohur, por me rëndësi është t'i përcillni edhe simptomat tjera. Nëse në vazhdimësi ju fryni hundëve dhe e lini për asgjë një gjendje si kjo, atëherë mund të nxitni edhe shumë sëmundje tjera dhe shërimi të zgjatë me muaj. Shumë njerëz vuajnë nga rinosinusiti, përkatësisht gjendja që në vazhdimësi krijon sekretim në hapësirat frontale të sinuseve dhe më pas drenojnë në zgavrat e hundës dhe del përjashta.

Shumica e atyre njerëzve mendojnë se kanë alergji, duke menduar ta kalojnë, por nuk arrijnë zgjidhjen. Në fakt, rrjedhja e vazhdueshme e hundës mund të shkaktojë komplikime në organet e sipërme dhe të poshtme resperatore, por edhe në fyt dhe në lukth. Kjo është sëmundje autoimune, që mund të kalojë në gjendje shumë të komplikuar dhe të shkaktojë edhe vdekjen.

(Kosova Sot Online)