Kur e teproni me ushqim, ky lëng ju heq yndyrën prej trupit

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 10:43
Kur e teproni me ushqim, ky lëng ju heq yndyrën prej trupit

Posedojmë kolesetrol të mirë dhe të keq, e niveli i lartë i këtij të dytit në organizëm me gjasë shkakton sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Yndyrës në gjak mund t'i dilni përpara me ndihmën e zgjedhjes së ushqimeve. Grejpfruti është një fitnes absolut kur bëhet fjalë për luftën kundër kolesetrolit të keq, sepse, pos vitaminave C, ky fryt përmban edhe pektinë që në kombinim me vitamina ul kolesterolin e keq dhe mbron enët e gjakut nga bllokimi.

Në këtë kombinim përfshihet edhe selino, që është shumë e shëndetshme.

Përbërësit: - 1 grejpfrut; - 2 kërcej selino; - majdanoz; - ¼ e limonit të qëruar; - 3 rriska xhenxhefil. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni derisa të fitoni një pije të trashë unike.

Këshillë: Lëngun e përgatitur freskët më së miri është ta knsumoni para drekës pasi që lë hapësirë të mjaftueshme që trupi t'i absorbojë përbërësit. Por, mund ta pini edhe pas shujtave

(Kosova Sot Online)