Përgatitni balsamin natyral për buzë kundër urdhjes

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 12:36
Përgatitni balsamin natyral për buzë kundër urdhjes

Kjo gjendje mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e pakëndshme. Higjiena është me shumë rëndësi kështu që urdhjen nuk guxoni ta prekni me duar të papastra. Mirë ndikon mjalti, propolisi dhe jamballi, kështu që sugjerohet përdorimi i kësaj përzierjes shëruese.

Në lugën me pluhur nga rrënja e jamballit shtoni 10 pika tinkturë uji të propolisit, e përzieni me mjaltë derisa të fitoni një pastë të trashë. Me këtë balsam e lyeni plagën sa më shpesh. Mos harroni se është gjendje infektuese, prandaj mos e puthni dikë, apo mos pini ujë apo diçka tjetër me të njëjtën gotë me të tjerët.

(Kosova Sot Online)