Hiqni 3 kilogramë deri në fund të muajit

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 14:40
Hiqni 3 kilogramë deri në fund të muajit

Revista shkencore "Cell Metabolism", e dedikuar për ndryshime metabolike ka ardhur deri te fakte interesante që kanë të bëjnë me humbjen në peshë. Në fakt, studimi kishte përshirë femra dhe meshkuj nga mosha 20 deri 50 vjeçe, ka treguar se për të hequr qafe kilogramët në rutinë duhet të përfshini vetëm një numër magjik. Bëhet fjalë për numrin 10, që duhet të ndërlidhet me shprehitë e përditshme dhe pjesë e rutinës së përditshme.

 

SI FUNKSIONON RREGULLI I NUMRIT 10?

Rregulli i numrit 10 është i thjeshtë, shpjegon sa duhet të jetë hapësira midis shujtës së parë dhe të fundit në ditë. Nëse hani kafjall në ora 8, shujta e fundit e ditës duhet të jetë dhjetë orë më vonë. Pjesëmarrësit në hulumtim kishin ndjekur rregullin e numrit dhjetë, dhe atë për tre javë pa ndryshuar asgjë në meny. Rezultatet ishin më se të kënaqshme, sepse pas 21 ditëve: - mesatarisht kishin tre kilogramë; - kishin më shumë energji; - niveli i sheqerit në gjak ishte stabilizuar dhe kishin bërë gjumë më të mirë. A dëshironi që edhe ju të provoni rregullin e numrit dhjetë, atëherë nisni që nesër. Hani detyrimisht kafjall, e 10 orë më pas përfundoni me darkë të shijshme. Më pas mos hani gjë, e nëse ndjeni urinë, pini një gotë ujë apo çaj kamomili apo mente.

(Kosova Sot Online)