Lexoni edhe:
Diva Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrë
Limoni, piperi i zi dhe kripa e detit janë treshe e kuzhinës që mundet të ndikojë si ilaç. Ju sjellim disa gjendje kur fuqia e përbashkët e tyre mundet t'ju ndihmojë
LEHTËSONI MUNDIMET NË LUKTH
Përzieni një lugë lëng limoni freskët të shtrydhur dhe një lugë piper në gotën me ujë të ngrohtë dhe e pini ngadalë.
QETËSONI FYTIN ME INFLAMACIONE
Dhimbjet dhe inflamacionet në fyt i hiqni qafe me përzierjen e një lugë lëng limoni, gjysmë lugë piper të zi, të përziera në një gotë ujë të ngrohtë. E shpëlani fytin disa herë në ditë, në mënyrë që ta qetësoni fytin dhe të ndaloni kollën.
Diva Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrëLexoni edhe:
ZHBLLOKONI HUNDËN
Përzieni sasi të barabarta të piperit, kanellës, qimnonit, farave të kardamomit në enë dhe i bluani. Ngadalë thithni aromën e pluhurit, për të hapur hundët.
LEHTËSONI ASTMËN
Në një enë me ujë të vluar vendosni 10 kokrra piper të zi, dy pjesë karafil dhe 15 gjethe borziloku. E lini të vlojë për 15 minuta, e më pas përzierjen e zhvendosni në kavanoz me kapak. Shtoni dy lugë mjaltë dhe e lini të ftohet.
PARANDALONI GJAKRRJEDHJEN PREJ HUNDËVE
Pak lëng limoni hidhni në një leckë dhe e vendosni te vrimat e hundës. Hidhni kokën përpara për të parandaluar rrjedhjen e gjakut në fyt. Gjakderdhja ndalon për disa momente.
(Kosova Sot Online)