Ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e temperaturës së lartë trupore

  • E.k /
  • 15 December 2022 - 11:31
Ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e temperaturës së lartë trupore

Temperatura normale e trupit është 36 gradë, që mund të ndryshojë varësisht nga personi. Pa marrë parasysh motin, temperatura mbetet e njëjta. Por, me ngritjen e temperaturave jashtë, nxehtësia e trupit rritet. Në mënyrë që ta ftohni temperaturën trupore, duhet të përqendroheni në konsumimin e këtyre ushqimeve.

LIMONI

Përfshirja e limonit në ushqim është një nga mënyrat që të rrini të ftohtë. Vitamina C që gjendet në limon njihet për vetitë energjike dhe aftësinë për t'ju mbajtur të hidratuar. Shtoni lëng limoni ujit dhe e konsumoni.

SHALQIRI

Vera nuk do të ishte komplete nëse nuk e konsumoni shalqirin, e duhet thënë të vërtetën se, ky ushqim veror është efektiv në reduktimin e temperaturës trupore. Pos se përmban ujë, përmban edhe likopen që mbron lëkurën nga dielli.

QUMËSHTI I GJALPIT

Për femrat që janë në fazën e menopauzës dhe përjetojnë sulme të nxehta, shtimi i qumështit të gjalpit në meny rekomandohet, sepse ndihmon në uljen e temperaturës trupore.

TRANGUJT

Një ushqim tjetër që rekomandohet për ftohjen e temperaturës trupore janë trangujt. Pasi përmbajnë shumë ujë, ndikon në hidratimi e trupit në të njëjtën kohë. Mund ta shtoni në ujin që e konsumoni apo ta shtoni në sallatë.

RREPKA

Po ashtu, duhet që edhe rrepkën ta shtoni në listën tuaj të ushqimeve që reduktojnë temperaturën e lartë trupore. Rrepka është një nga burimet më të mira me vitamina C, që është lloj i antioksiduesit që redukton nxehtësinë.

UJI I KOKOSIT

Nëse sezoni i verës ju mundon dhe se ndiheni sikurse nxehtësia ju kaplon dhe pushton trupin, konsumoni menjëherë një sasi ujë kokosi. Kjo pije freskuese është e mbushur me nutriente që kompensojnë elektrolitet në trup.

(Kosova Sot Online)