Pesë arsye pse duhet t'i hamë më shpesh mandarinat

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 14:47
Pesë arsye pse duhet t'i hamë më shpesh mandarinat

Mandarina është agrume e ëmbël në të thartë. Është e pamundshme të parashikohet vjeshta dhe dimrit pa këtë pemë. Ja arsyet pse duhet ta përfshini në ushqim

NDIHMON TE FTOHJET DHE GRIPI

Mandarina, sikurse agrumet e tjera është e pasur me vitamina C, i cili është i rëndësishëm për sistemin imun dhe në luftën kundër simptomave dhe përshpejton shërimin.

 

SHKRIN KILOGRAMËT E SHUMTË

Shkaku i përbërjes së pakët me yndyrë dhe kripë, mandarina sugjerohet të futet në ushqime te personat që mëtojnë të humbin në peshë. Përshpejton metabolizmin dhe kështu ndihmon në shkrirjen e jastëkëve të yndyrshëm në stomak. Agrumet kanë edhe indeks të ulët glikemik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, që ndihmojnë në ekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak, e u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga diabeti.

MBRON ZEMRËN DHE SISTEMIN KARDIOVASKULAR

Mandarina është burim i mirë për kalium dhe ul shtypjen e gjakut, ekuilibron ritmin e zemrës dhe ruan sistemin kardiovaskular. Përbërësit ushqyes në mandarina parandalojnë grumbullimin e kolesterolit të keq nëpër muret e arterieve, që mund të sjellë deri te sulmi në zemër. 

(Kosova Sot Online)