Ekspertët: kjo është e vetmja mundësi ta hiqni dhjamin nga beli

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 12:41
Ekspertët: kjo është e vetmja mundësi ta hiqni dhjamin nga beli

Nutricisti Josh Ax ka ndarë disa këshilla rreth ushqimit, sidomos nëse dëshironi të hiqni dhjamin përreth belit. "Fokusohuni në konsumimin e ushqimeve bimore, sidomos perime, nga këtu të niseni. Jo vetëm se ju ndihmojnë të hidhni yndyrat, por trupin tuaj e furnizojnë me përbërës ushqyes, në mënyrë që trupi të punojë më mirë", thotë ai.

Ai thotë se është me rëndësi të keni pauzë midis shujtave, por edhe mos të përdorni sheqerin. "Sheqeri është shumë i dëmshëm, sidomos nëse dëshironi të hiqni dhjamin nga beli. Kujdes edhe në përmbajtjen e fshehtë të sheqerit te ushqimet". Ai po ashtu këshillon që nga ushqimi të përjashtoni miellin e bardhë, pastën dhe makaronat.

(Kosova Sot Online)