Përgatiteni ilaçin për përmirësimin e pasqyrës së gjakut

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 13:58
Përgatiteni ilaçin për përmirësimin e pasqyrës së gjakut

Me analizën e gjakut në laborator mund të konstatoni nëse niveli i hemoglobinës është i ulët apo normal. Nëse niveli është i ulët, kjo do të thotë se gjaku ka më pak kapacitet që të transportojë oksigjenin te të gjitha qelizat në organizëm. Një gjendje si kjo ndikon në shfaqjen e anemisë. Mjekësia popullore ofron shumë ilaçe natyrale për përmirësimin e pasqyrës së gjakut. Nëse jeni nga ata që e kanë këtë problem, por dëshironi të shëroheni në mënyrë natyrale, ju ofrojmë këtë recetë.

PËRBËRËSIT

 200 g mjaltë natyral; 200 g arra; 200 g rrush të thatë; 200 ml lëng panxhari; 200 ml lëng karote; 2 limonë.

PËRGATITJA

Limonët i pastroni, i ndani përgjysmë, hiqni farat, më pasi bluani. Në enë hidhni limonët e bluar, mjaltin, lëngun e karotës dhe panxharit, përzieni mirë. Në fund shtoni arrat e bluara dhe rrushin e thatë të copëtuar, përzieni përsëri. E konsumoni tri herë në ditë, para secilës shujtë.

(Kosova Sot Online)