Provojeni recetën antike për gjumë të rehatshëm

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 15:01
Provojeni recetën antike për gjumë të rehatshëm

Të gjithë e dimë se sa mirë është të bësh një gjumë të mirë e cilësor, por me kalimin e viteve sasia mesatare e gjumit po zvogëlohet. Te meshkujt dhe femrat sasia mesatare e gjumit ka rënë nga 7 - 8 orë në natë, në 6 - 7 orë. Edhe pse kjo për dikë nuk duket dallim i madh, për trupin kjo përbën dallim tepër të madh madje. Gjatë ditës trupi punon pa u ndalur në mënyrë që të ndjekin hapin e ditës dhe kjo kërkon periudhë kohore për të pushuar. Mungesa e gjumit është faktor i rëndësishëm në problemet më të shpeshta shëndetësore, mundet të jetë nxitës i sëmundjeve. Studimet tregojnë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë, rrezikohen shumë nga sulmi në zemër.

ZGJEDHJA PËR GJUMË

Kjo zgjidhje e thjeshtë për gjumë për të cilën ju duhen vetëm dy përbërës është kyçë për më shumë gjumë. Do t'i ndihmojë trupit që të relaksohet dhe të pushojë nga një ditë e lodhshme nga puna plot me stres derisa përgatitja është shumë e thjeshtë. Ju nevojiten: -5 lugë mjaltë organik dhe të papërpunuar, -1 lugë kripë vjollë të Himalajeve. Përzieni këta përbërës dhe më pas i vendosni në një kavanoz të pastër. Masa duhet të jetë 5: 1, sepse funksionon më mirë. Mjafton të vini pak nga kjo përzierje nën gjuhë për çdo natë para se të shkoni në gjumë dhe e lini të tretet.

MJALTË DHE KRIPË

Kripa e detit nga Himalajet përmban më shumë se 80 minerale dhe elemente që trupit i nevojitet për përfundimin e shumë proceseve, për t'ju ndihmuar të pushoni pas një dite të lodhshme. Mjalti përmban glukozë që ofron ndihmë të ndryshme për furnizimin e qelizave të trupit me energji. Ky kombinim midis mjaltit dhe kripës së Himalajeve punojnë në rritjen e serotoninës. Ndihmon edhe për të hequr qafe stresin, por edhe për të fjetur sa më mirë që është e mundur. Provojeni këtë ilaç natyral për gjumë dhe po t'ju dalë në ndihmë gjithë atyre që vuajnë nga pagjumësia. Njëkohësisht do të pushoni më lehtë duke e ditur se do të ballafaqoheni me ditën vijuese.

(Kosova Sot Online)