Përse i pëlqejmë kungujt?

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 09:46
Përse i pëlqejmë kungujt?

Pos se përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron shëndetin e syve, kungulli është burim i shijshëm i materieve ushqyese. Kungujt janë shumë më tepër se një dekorim për shtëpi gjatë vjeshtës. Me më pak se 100 kalori për shujtë, është i shkëlqyeshëm si shtesë për secilën gjellë. Është përplot me antioksidues dhe vitamina, prandaj ja 3 arsyet pse duhet ta hani më shpesh:

 

MBRON SYTË

Kungulli është burim i hatashëm me betakarotinë, luteinë dhe zeaksantinë. Këta janë antioksidues që mbrojnë shëndetin e syve dhe ulin rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të syve. Për shembull, ushqimi i pasur me betakarotinë mund ta përmirësojnë dobësimin e shikimit dhe humbjen e shikimit, që shkaktohet si pasojë e degjenerimeve makulare.

HUMBJA NË PESHË

Orizin e bardhë dhe makaronat zëvendësojini me kunguj. Një enë me kunguj përmban vetëm 80 kalori, në krahasim me makaronat që përmbajnë rreth 234 kalori, transmeton gazeta “Kosova Sot Online". Pos kësaj, kungujt janë burim i hatashëm për vitamina A dhe C.

USHQIM I GRIMCUAR I SHËNDETSHËM

Farat e pjekura të kungullit paraqesin zëvendësim të shkëlqyeshëm për ushqimet e dëmshme të grimcuara, e pos shijes janë edhe shumë të shëndetshme. Së pari pastroni, i thani dhe i piqni për rreth 20 minuta në 80°C.

(Kosova Sot Online)