Eliksiri natyral që shëron shumë sëmundje

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 09:09
Eliksiri natyral që shëron shumë sëmundje

Gjatë ftohjeve dhe sezonit të gripit secila këshillë është e mirëseardhur. Ky eliksir ndihmon te sëmundjet e fytit, tretjes jo të rregullt, qarkullimit të dobët dhe shkëmbimi i substancave në organizëm. Sugjerohet edhe për sëmundjet e zemrës, veshkave, ul shtypjen e gjakut dhe është aleat në ruajtjen e linjës vitale të trupit. Mjalti është mënyra më e mirë për forcimin e gjumit. Nëse një lugë mjaltë gjatë mbrëmjes nuk mjafton për gjumë, mjekësia popullore sugjeron këtë recetë. Në një gotë të vogël me mjaltë shtoni tri lugë uthull të mollës. Pas gjysmë ore gjumi vetvetiu ju shfaqet.

RECETA KUNDËR ANEMISË

Tek anemia nevojitet përgatitja e gjysmë kilogrami mjaltë, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon. Gjithçka përzihet bashkë dhe merret çdo tri apo katër orë.

RECETA PËR SHËRIMIN E HIPERTENSIONIT DHE MUNGESËS SË HEKURIT

Për këtë ilaç çdo ditë duhet të merrni 100 gr arra me të njëjtën sasi të mjaltit, së paku 45 ditë. Mjalti dhe arrat janë shumë efektive. Një lugë mjaltë me trikatër arra jo vetëm se janë delikatesë e hatashme, por edhe mënyrë natyrale për ta shëruar kokëdhimbjen, pagjumësinë, sklerozën.

RECETA KUNDËR IMPOTENCËS

Kundër impotencës që moti ndihmon kjo recetë e provuar: arra të bluara të përziera me mjaltë në të njëjtën porcion. Merren vetëm dy lugë, dy-tri herë në ditë, gjysmë orë pas shujtave. Për ta arritur efektin e dëshiruar, kjo mënyrë duhet të përdoret së paku 20 deri 30 ditë. Shërimi i të thatit në lukth kalon shpejt dhe në mënyrë efikase, transmeton gazeta “Kosova Sot Online", nëse gjysmë ore para ushqimit merrni pesëgjashtë qumësht të arrave, që do ta përgatisni në këtë mënyrë: 20 gr arra të bluara ju shtoni 100 gr ujë të vluar, i përzieni mirë dhe shtoni dy lugë mjaltë.

MJALTI ME HUDHËR

Receta e ardhshme ripërtërin forcën e organizmit dhe është shumë efikase kundër astmës dhe frymëmarrjes së vështirësuar: 1 kilogram mjaltë, lëngu nga dhjetë limona dhe lëngun nga dhjetë hudhra, i përzieni mirë dhe e lini të qëndrojë një javë në kavanoz të mbyllur. Konsumohet një herë në ditë nga katër lugë. Duhet ta konsumoni rregullisht për dy muaj për ta arritur efektin e duhur. Kundër gripit ju paraqesim ilaçin nga mjalti dhe hudhrat: hudhrën e qëroni dhe e përzieni me mjaltë të blirit. Merrni nga një lugë para gjumit.

(Kosova Sot Online)