Humbni në peshë me këto 5 përzierje pemësh

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 10:49
Humbni në peshë me këto 5 përzierje pemësh

Përfshini këto përzierje lëngjesh në rutinën tuaj ditore për të detoksuar trupin tuaj dhe për të humbur në peshë. Për të arritur këtë qëllim edhe më shpejt, ushqehuni shëndetshëm dhe ushtroni.

PJEPRI PËR HUMBJE NË PESHË

Ky "smoothie" mund të jetë opsioni i parë i mirë, sepse ka veti të shumta për shëndetin. Lufton inflamacionet dhe mbetjen e lëngjeve në trup, heq helmet. Përbërësit: ½ e pjeprit, e preni në copëza 1 gotë dredhëza (150 g) 4 gjethe marule, të prera në pjesë të vogla 1 gotë ujë (200 ml). Si ta përgatitni: Thjeshtë, përzieni gjithçka në blender. Përmbajtjen e zgjidhni vet, nëse është e trashë, shtoni pak ujë. E pini në mëngjes dhe në mbrëmje.

MOLLË DHE MJEDRA KUNDËR ANKTHEVE

Ankthet janë një nga shkaqet më të zakonshme të shtimit në peshë. Kjo nganjëherë shkakton edhe stres apo fiksim për të qenë në peshën ideale. Përbërësit: 5 mjedra 1 mollë 1 grusht lajthi, bajame apo arra 2 lugë tërshërë (30 g) 1 gotë çaj të ftohtë kamomili (250 ml) Gjethe mente. Si ta përgatisni: Nëse mollët janë organike, përdorni me lëvore, por hiqni bërthamat. Më pas, të gjithë përbërësit i përzieni në blender. Këtë pije mund ta pini kurdo gjatë ditës.

TRESHJA E FUQISHME

Nëse dëshironi të arrini rezultatet më të mira, provojeni këtë zgjidhje. Ananasi, farat e lirit dhe trangujt, janë tre përbërësit e fuqishëm që ndihmojnë të humbni në peshë. Përbërësit: 2 rriska ananasi ½ e trangullit 2lugë fara të lirit (30 g) 1 gotë ujë (200 ml) Si ta përgatisni: Përzieni përbërësit në blender derisa të keni një përbërje homogjene. Ta konsumoni në mëngjes në lukth të thatë.

SHALQIRI PËR SHKRIRJEN E DHJAMIT

Me këtë recetë, do ta hidratoni trupin dhe do të humbni në peshë, pasi shalqiri shkri dhjamin dhe yndyrat Përbërësit: 2 gota dredhëza (300 g) 1 gotë shalqi (150 g) 2 domate të shtypura. Si at përgatisni: Përbërësit i derdhni në blender derisa të keni një përzierje të butë. Përmbajtja duhet të jetë si një lëng i lehtë

. 'SMOOTHIE' ME FRUTA PËR HUMBJE NË PESHË

Me këtë përzierje frutash, do të jeni në gjendje të humbni nga pesha tepricë brenda një jave, do ta pastroni edhe trupin dhe organizmin nga metalet e rënda. Përbërësit: 2 rriska ananasi ½ e trangullit 1 mollë ½ lugës aloe vera Lëngun e 1 portokallit. Si ta përgatisni: Pastroni frutat dhe preni në copëza. Hiqni bërthamat nga molla dhe shtrydhni xhelin nga aloe vera. Përzieni përbërësit derisa të keni një përzierje unike.

(Kosova Sot Online)