Çaji i cili forcon imunitetin

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 14:57
Çaji i cili forcon imunitetin

Mos prisni që t'ju rrjedhë hunda, t'ju dhemb fyti dhe të merrni temperaturë, por me kohë dëgjoni këshillat e mjekut, të cilat ju sugjerojnë çaj të bimëve si masë parandaluese. Çaji nga kamomili, borziloku dhe menta lehtë përgatiten. Moti tash është i ndryshueshëm, ditët herë janë me diell e herë me shi dhe me erë, e kjo ndikon keq në sistemin tuaj imun.

 

Ndryshimi i temperaturave, moti i vranët dhe mosvullneti i vjeshtës mund t'ju sjellin sëmundje, sepse dobësojnë sistemin mbrojtës të organizmit. Përzieni një lugë kamomil, borzilok apo mentë me 2 dl ujë të vluar. E lini të qëndrojë për disa minuta.

Kur çaji të jetë ftohur mjaftueshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, mund ta pini duke shtuar një lugë mjaltë apo kanellë sipas dëshirës tuaj. Kjo pije e ngrohtë do t'ju ngrohë dhe ju do t'i harroni pecetat gjatë kësaj vjeshte. Pos kësaj, ju liron nga stresi dhe tensionimi ditor.

(Kosova Sot Online)