Vaji i kantarionit - aleati lëkurës

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 11:26
Vaji i kantarionit - aleati lëkurës

Kantarioni (lat. Hypericum perforatum) njihet me shumë emra. Kjo bimë me gjethe të verdha ka ndikim kundër infeksioneve, viruseve dhe baktereve. Vaji i kantarionit përdoret për zbutjen e ngërçeve menstruale dhe zbutjen e dhimbjeve në muskuj, por edhe në trajtimin e njollave si pasojë e ekspozimit në diell.

Ky vaj e qetëson lëkurën e dëmtuar, e hidraton dhe e nxit ripërtëritjen e qelizave. Më efektive është nëse njëkohësisht bëni masazh hapësirat e dëmtuara të lëkurës dhe e pini çajin nga kjo bimë. Ky vaj është shumë i shëndetshëm edhe në shërimin e plagëve, por përdoret edhe si vaj për masazh, në mënyrë që ta përmirësojë qarkullimin e gjakut. Mund ta përdorin edhe gratë shtatzëna, me qëllim që të parandalojnë sprijat.

(Kosova Sot Online)