Çfarë thotë fytyra juaj për shëndetin tuaj

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 13:37
Çfarë thotë fytyra juaj për shëndetin tuaj

Thuhet se fytyra është pasqyra e shpirtit dhe se mund të zbulojë shumë për shëndetin e njeriut.

NJOLLAT E VERDHA PËRRETH SYVE, HUNDËS OSE GOJËS

Shkasi i mundshëm: kolesteroli i lartë Personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit mund të kenë arterie të bllokuara, që po ashtu mund të reflektojë edhe në lëkurën e tyre, duke u shfaqur si njolla të yndyrshme përreth syve, hundës dhe gojës, gjendje kjo që ndryshe quhet "xanthelasma". Shpeshherë përcillet jo vetëm me kolesterol të lartë, por edhe më çrregullime në mënyrën se si metabolizmi rregullon yndyrat në gjak. Çfarë mund të bëjmë: Këto njolla mund të trajtohen duke e qëruar apo pastruar lëkurën, duke hequr qafe shtresat e saj. Por, këto njolla mund të kthehen kështu që njerëzve ju nevojitet të merren me këtë problem menjëherë pas disa viteve, në mënyrë që t'i mbajnë nën kontroll. Po ashtu është me rëndësi të bisedoni me mjekun, pasi që mund të pajiseni me ilaçe për uljen e kolesterolit.

LËKURA E ZBEHTË

Shkasi i mundshëm: mungesa e mishit të kuq Mungesa e hekurit në organizëm e shkakton aneminë, që prek shumë njerëz nëpër botë. Anemia shfaqet me simptomat si çehrja apo lëkura e zbehtë, njollat e zeza përreth syve. Mungesa e hekurit do të thotë se gjaku nuk munde të arrijë në lëkurë, që për pasojë atë e lë të zbehtë. Simptoma të tjera mund të jenë edhe lodhja dhe letargjia, sepse mungesa e hekurit do të thotë se oksigjeni nuk arrin në muskuj. Çfarë mund të bëjmë: Shkasi më i zakonshëm i mungesës së hekurit që shkakton aneminë është mungesa e ngrënies të mishit të kuq. Mishi i kuq përmban hekur, sidomos në atë të gjedhit. Por, çfarë të bëhet me vegjetarianët? Format e tjera të furnizimit të organizmit me hekur janë fasulja, spinaqi, pra perimet me gjethe të gjelbër. Mënyra më e mirë për absorbimin e hekurit është ta konsumoni me ushqimet e pasura me vitamina C.

TË ÇARAT NË SKAJET E GOJËS

Shkasi i mundshëm: Shmangia e prodhimeve të qumështit T ë çarat në skajet e gojës, që ndryshe njihen si "angular stomatitis", mund të shfaqen te njerëzit të cilët kanë mungesë të vitaminave B, sidomos të vitaminës B2 (e njohur ndryshe edhe si riboflavinë) dhe asaj B3. Këto vitamina përmbajnë substanca kundër inflamacioneve dhe mungesa e tyre mund të ndërlidhet me të skuqurat në lëkurë dhe të çarat nëpër skajet e buzëve. Çfarë mund të bëjmë: Mungesa e vitaminave B mund të jetë e zakonshme te vegjetarianët dhe tek ata që me të madhe shmangin ushqimet si vezët, mishi i gjedhit dhe mishi i peshkut. Perimet me gjethe të errët të gjelbër po ashtu janë të pasura me vitamina B, sidomos spinaqi.

AKNET NË MJEKËR

Shkasi i mundshëm: Sindroma policistke ovariale Shumë femra janë të zëna me duart e tyre duke shpërthyer puçrrat në mjekrën apo edhe qafën e tyre, që shfaqen si pasojë e çekuilibrit të hormonit progjesteron dhe testosteron, sidomos kjo ju ndodh gjatë periudhës së ciklit menstrual. Por, nëse këtë problem e keni gjithmonë, atëherë duhet të drejtoheni për te mjeku,pasi që kjo gjendje prej një në çdo dhjetë femra. Çfarë mund të bëjmë: Flisni me mjekun nëse keni disa nga këto simptoma, në mënyrë që të bëni testet e gjakut për të shikuar dhe kontrolluar nivelin e hormoneve, e po ashtu edhe për të shmangur normalitetet ovariale. Shumica e mjekëve do t'ju përshkruajnë pilula kontraceptivë. Është me rëndësi që ilaçet e përshkruara të mos i përkeqësojnë simptomat.

(Kosova Sot Online)