Arsyet pse përditë duhet të pini një gotë lëng të lakrave

  • E.k /
  • 21 December 2022 - 09:40
Arsyet pse përditë duhet të pini një gotë lëng të lakrave

Edhe pse lakra vetvetiu është e shëndetshme, me rastin e thartimit të saj bëhet aleat edhe më i fortë i organizmit të njeriut. Në vijim ju sjellim disa nga arsyet përse duhet të pini lëngun e lakrave turshi.

FORCON IMUNITETIN

Konsumimi i lëngut të lakrës turshi, sidomos preferohet gjatë ditëve të ftohta. Dimri sjell baktere të shumta, e lëngu i lakrave turshi është plot materie ushqyese që e forcojnë imunitetin. Përmban vitamina C, B, kalcium, magnez, hekur dhe zink.

RREGULLON TRETJEN

A keni telashe me kapsllëk? Pini nj gotë lëng të lakrave turshi. Bakteret e mira në lëngun e lakrave turshi sjellin ekuilibër në florën e zorrës dhe e mbajnë të shëndetshme.

LEHTËSON DOBËSIMIN

Lëngu i lakrave turshi është ushqim me pak kalori, njëkohësisht përmban edhe shumë fibra dhe vitamina, dhe ndikon si probiotik, prandaj shihet si shtojcë e mirë me rastin e dietës.

FORCON ESHTRAT

Rol të rëndësishëm në eshtra luan vitamina K2. Ai aktivizon proteinat që ndihmojnë në absorbimin e kalciumit, mineral që njeriut i nevojitet për ushqimin e eshtrave.

(Kosova Sot Online)