Para gjumit duhet ta hani një lugë mjaltë, ja arsyet

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 11:08
Para gjumit duhet ta hani një lugë mjaltë, ja arsyet

Ilaçi natyral nëse nuk ju ndihmon, as nuk ju dëmton. Në vijim ja disa arsye përse çdo herë para gjumit duhet ta hani një lugë mjaltë.

GJUMË MË TË MIRË

Mjalti përmban triptofan, hormon i cili ndihmon relaksimin e trupit dhe trupit i dërgon sinjale për gjumë. Për trupin kjo substancë është e domosdoshme, por organizmi nuk e prodhon vetvetiu, kështu që në këtë rast e merrni nga mjalti.

UL SHTYPJEN E GJAKUT

Mbajtja stabil e shtypjes së gjakut dhe në nivel normal është mënyra më e mirë që të ulet rreziku për sëmundjet e zemrës. Mjalti përmban antioksidues për të cilat është dëshmuar se e ul dhe e rregullon shtypjen e gjakut.

FORCON IMUNITETIN

Mjalti është i pasur me antioksidues dhe substanca antibakteriale, prandaj edhe mund ta ndihmojë forcimin e sistemit imun, kështu që jeni më të fortë karshi infeksioneve që shkaktohen me mikroorganizmat si bakteret, kërpudhat dhe viruset e ndryshme.

PARANDALON KOLLËN

Mjalti është preparat i mirë kundër inflamacioneve. Konsumimi i një lugës mjaltë para gjumit me ujë të ngrohtë parandalon irritimet e fytit dhe parandalon kollën.

(Kosova Sot Online)