6 bimët që në tërësi mund ta zëvendësojnë mishin

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 13:07
6 bimët që në tërësi mund ta zëvendësojnë mishin

Sot, të gjithë flasin rreth asaj se si mishi nuk është i shëndetshëm dhe se duhet përjashtuar nga ushqimi. Megjithëse nutricistët këshillojnë të ushqehemi llojllojshëm, e kjo nënkupton edhe konsumimin e të gjitha llojeve të mishit. Por, nëse keni vendosur ta përjashtoni mishin, këto janë ushqimet që zëvendësojnë proteinat nga mishi.

LENTET

Përzieni lentet me fasule dhe oriz dhe do të fitoni gjellë që do ta shërojë trupin. Kjo përzierje u sugjerohet njerëzve që kanë nevojë për forcë pas shërimit nga sëmundjet e rënda.

KIKIRIKËT

Gjysmë gotë me kikirikë përmbajnë edhe deri 20.5 gramë me proteina. Kikirikët janë vërtet kalorikë që adhurohen dhe pëlqehen pothuajse nga të gjithë.

BISHTAJAT

Bishtajat (fasulja, bizelet...). Një gotë fasule e zier përmban edhe deri 15 gramë me proteina. Pasi bishtajat janë përplot me fibra, janë ushqim i përsosur për secilën stinë të vitit.

BADEMET

Gjysmë gote e mbushur me bademe përmbajnë rreth 16.5 gramë me proteina. Të shijshëm dhe formë unike, bademet nuk është aspak e vështirë për t'i përfshirë në ushqimin e përditshëm.

FARAT ÇIA

Farat që kanë shije unike dhe janë shumë të shëndetshme. Prandaj, mund t'i përfshini në secilën gjellë dhe me këtë të furnizoheni me proteina. Janë mënyrë e duhur për të hequr kilogramët e tepërt.

TËRSHËRA

Disa konsiderojnë se tërshëra është ushqim për kuaj, derisa disa të tjerë mendojnë se është burim për shëndet. Një gotë bollgur përmban rreth 6 gramë me proteina.

(Kosova Sot Online)