Artikujt idealë për sezonin e vjeshtës dhe dimrit

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 15:01
Artikujt idealë për sezonin e vjeshtës dhe dimrit

Në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit, menysë ditore për fëmijë duhet dhënë përparësi, përmes ushqimit të freskët. Sikurse edhe te të rriturit, ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar duhet të zgjidhet dhe të bazohet në ushqimet e freskëta. Shembull mund të jetë përdorimi i kungullit si zëvendësim për patatet, panxharit që është i shijshëm, dhe se mund të përgatitet në disa mënyra apo fiku që është zëvendësim ideal për shumë ëmbëlsira.

 

Ushqimin vjeshtor dhe atë dimëror duhet ta përqendroni në ushqimet e pasura me vitamina C, si lakra, karota, selino, panxhari dhe specat, sepse kjo vitaminë është faktor i rëndësishëm për shumë procese në organizëm, nga rigjenerimi i indeve, sistemit të qarkullimit të gjakut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, eshtrave dhe dhëmbëve e deri te rritja e rezistencës së organizmit ndaj infeksioneve alergjike, viruseve dhe baktereve. Proteinat ndërtojnë sistemin imun të njeriut dhe për t'i luftuar ftohjet pini shumë lëngje dhe supë me perime.

(Kosova Sot Online)