Nëse gurët në veshka jua hanë ymrin, vaji i ullirit dhe lëngu i limonit ju dalin në ndihmë

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 11:15
Nëse gurët në veshka jua hanë ymrin, vaji i ullirit dhe lëngu i limonit ju dalin në ndihmë

Gurët në veshka sjellin dhimbje aspak të këndshme, e lajmi i mirë është se ekzistojnë shumë ilaçe natyrale që mund t'ju dalin në ndihmë. Simptomat e gurëve në veshka janë dhimbjet e forta, e derisa të shfaqen dhimbjet, simptoma të tjera pothuajse nuk ka. Dhimbja shfaqet në pjesën e poshtme të stomakut, në shpinë dhe nën brinje. Pos dhimbjeve shfaqet edhe nevoja e shtuar për urinim, aromë e fortë e urinës, ndryshimi i ngjyrës së urinë dhe dhimbje gjatë urinimit.

TRETMANI ME LËNG LIMONI DHE VAJ ULLIRI

Krejt çfarë ju nevojitet është të përzieni 0,25 ml lëng të freskët të limonit me të njëjtën sasi vaj ulliri dhe ta pini. Këtë përzierje ta konsumoni 2-3 herë në ditë derisa gurët të dalin nga veshkat, e për këtë nevojiten 1-3 ditë

(Kosova Sot Online)