Shikoni pëllëmbën e dorës dhe do të kuptoni shpejt nëse vuani nga ky problem shëndetësor

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 16:12
Shikoni pëllëmbën e dorës dhe do të kuptoni shpejt nëse vuani nga ky problem shëndetësor

Nëse keni gulçim ose herë pas here, ndjeni se zemra juaj rrah më shpejt, ndoshta keni një problem me hekurin. Simptomat më të zakonshme të anemisë, pra mungesa e hekurit, janë: gulçim, rrahje të çrregullta të zemrës, depresion, presion të ulët të gjakut, memorie të dëmtuar, dhimbje koke, lëkurë të zbehtë, zhurmë në vesh.

Nëse i njihni simptomat që tregojnë anemi, ka shumë mundësi që të keni problem me hekurin. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, i cili është i rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për transferimin e oksigjenit në trupin tonë.

Mungesa e qelizave të kuqe të gjakut çon në anemi, të cilën mund ta vëreni fillimisht nga lëkura e zbehtë. Një mënyrë e mirë për të kontrolluar mungesën e hekurit është të shtrini krahët përpara jush me pëllëmbët e kthyera lart dhe të shtrini gishtat. Nëse palosjet në pëllëmbën tuaj janë të lehta në krahasim me tonin e lëkurës, kjo mund të tregojë qarkullim të dobët të shkaktuar nga nivelet e ulëta të hekurit.

Këtë e tregon rrënja më e bardhë e thoit dhe ngjyra e zbehtë e vijës së brendshme të qepallës së poshtme. Mënyra më e mirë për të mposhtur aneminë është të hani sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si: shegë, domate, susam, spinaq, panxhar, brokoli, soje, butak, hurma, fiq, verë manaferre.

Anemia mund të konfirmohet vetëm me një analizë gjaku, kështu që nëse vëreni këto simptoma, shkoni te mjeku dhe bëni analizat e gjakut.

(Kosova Sot Online)